Stina e verës është më problematikja sa i përket mundësisë së rënies së zjarreve në masivet pyjore. Duke marrë shkas nga vitet e kaluara, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se janë marrë të gjitha masat organizative për parandalimin e zjarreve në pyjet e Qarkut Dibër. Shehu tha se angazhimi i disa institucioneve njëherësh si pushteti vendor, Inspektoriati Shtetërorë i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit si dhe prefektura Dibër, do të mirëmneaxhojnë dhe parandalojnë situatat e ngjashme me verën e kaluar.
Nga ana tjetër, Shehu tha se masa janë marrë edhe për sigurimin e druve të zjarrit për entet shtetërore dhe qytetarët. Po ashtu sipas tij, do të luftohet prerja e paligjshme e pyjeve.