Megjithëse afati i fundit për të rinovuar letërnjoftimet është fundi i këtij viti, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu iu ka bërë edhenjëherë apel qytetarëve që të bëjnë rinovimet. Shehu tha se procesi nuk është i detyrueshëm ligjërisht, por qytetarët që nuk rinovojnë afatin e vlefshmërisë do të pengohen për lëvizjet jashtë vendit. Në këtë kuadër, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu iu kërkoi qytetarëve që t’i drejtohen zyrrave të ALEAT për të bërë aplikimet.
Rreth 1 milion qytetarëve shqiptar ju ka skaduar afati i letërnjoftimeve për shkak se kartat dhe pasaportat biometrike u aplikuan për herë të parë në vitin 2009.