SH.K.M.G.V, ÇANTA E MJETE DIDAKTIKE PËR FËMIJËT JETIMË NË BASHKINË E MATIT

SH.K.M.G.V, ÇANTA E MJETE DIDAKTIKE PËR FËMIJËT JETIMË NË BASHKINË E MATIT

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2025 - 2026, Shoqata Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël, dega Mat, ka menduar tju vijë në ndihmë fëmijëve jetim. Në aktivitetin e zhvilluar në ambjentet e pallatit të Kulturës, i pranishëm ishte edhe Zv/kryetarja e Bashkisë Mat, Flutura Biba e cila falenderoi shoqatën si dhe shprehu gatishmërinë në emër të bashkisë për bashkëpunime të tjera.. Presidenti i Shoqatës Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël, Adriatik Gega, tha se ashtu si vitin e kaluar edhe ky donacion është bërë falë kontributit të dhënë nga drejtuesja e shoqatës së degës Mat, Mimoza Kurti, e cila nuk e harron kurrë vendlindjen e saj. Mimoza Kurti, vajza e arkeologut të mirënjohur matjan Dilaver Kurti, e cila tashmë drejton këtë shoqatë për degën e Matit, tha se kontributi i saj dhe i gjithë familjes së saj do të vijojë të jetë në Mat, sidomos në mbështetje të grupeve vulnerabël. Kurti tha se vetëm me arsim dhe duke e mbështetur atë, shoqëria do të jetë më e mirë dhe do të ecë përpara. Ky është i disati vit që kjo shoqatë ju vjen në ndihmë fëmijëve jetim nga klasa e parë në të 9 me çanta e mjete shkollore në fillim të vitit të ri arsimor.