Jetesa në zonat rurale mbetet e vështirë në vendin tonë. Shumë fshatra kanë infrastrukturë të keqe rrugore, ndërsa të ardhurat ekonomike janë minimale. Ismail Keta nga fshati Shëngjun i Klosit, thotë se sfidat me të cilat përballet një banorë që rri në fshat janë të shumta, duke nisur nga infrastruktura rrugore, mungesa e të ardhurave ekonomike etj. Keta shton se sa i përket fshatit Shëngjun, pjesa më e madhe e banorëve janë larguar.

  Sipas banorit Ismail Keta, tokat janë mbuluar nga ferrat, ndërsa dalëgadalë por mbulohen edhe banesat si pasojë e largimit të banorëve nga fshati. Keta shton se në këtë moment është shumë e domosdoshme ndërhyrja e shtetit për të frenuar largimin e banorëve me politika mbështetëse motivuese për të qëndruar këtu.

Fshati Shëngjun është me mundësi të mëdha zhvillimi sidomos në aspektin e bujqësisë.