Sektori i bletarisë në vendin tonë po përballet me probleme të shumta. Bletrritësit thonë se vitet e fundit janë shtuar shumë sëmundjet të cilat prekin bletët. Ismet Spahiu, nga fshati Trenë i Njësisë Administrative Melan në Bashkinë Dibër, mbarështon rreth 150 koshere bletë. Ai na tregon se çdo bletar po përballet me sfida të mëdha në luftimin e sëmundjes së varroatozës dhe nozematoza. Këto dy sëmundje, sipas bletarit Ismet Spahiu po dëmtojnë shumë bletarinë pasi nuk po zhduken. Një tjetër problem shqetësues për bletërritësit është edhe helmi që spërkaten qershitë, pasi ajo është lulja e parë dhe ushqim për bletën.

Nga ana tjetër, bletërritësi Ismet Spahiu shprehet se vitet e fundit prodhimi ka qenë shumë i vogël, ndonëse cilësor, për shumë arsye.

Të gjithë bletarët marrin subvencion 1000 lekë të rinj kush ka mbi 50 koshere bletë, por për vetë bletërritësit nuk kompensohet dëmi që ju shkaktohet nga sëmundjet.

Sektori i bletarisë në qarkun Dibër po përballet me sfida të shumta, nga sëmundjet e vazhdueshme si varroatoza dhe nozematoza, deri te ndikimi negativ i pesticideve në ekosistem. Sipas bletrritësve, subvencionet shtetërore ndihmojnë deri diku, por nuk arrijnë të mbulojnë humbjet e shkaktuara nga këto probleme. Në këto kushte, për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për bletarinë, nevojiten politika më të forta mbështetëse dhe zgjidhje efektive për parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e bletëve nga ndotësit mjedisorë.