Sfida e radhës e ekipit të futbollit “Burreli” do të jetë këtë fundjavë në transfertë ndaj “Luzit të Vogël 2008”. Matjanët shkojnë në këtë sfidë më komod se vendasit, pasi ndodhen në vendin e 8 të klasifikimit të përgjithshëm. Por megjithë renditjen e të dyja skuadrave, ekipi “Luzi i Vogël 2008” ka treguar se mund të fitojë edhe ndaj ekipeve më të forta, ashtu siç bëri në ndeshjen e fundit të luajtur në Burrel ku fitoi me rezultat të thellë. Megjithatë, për trajnerin e Burrelit, Klevis Hima në këtë ndeshje nuk do të ketë asnjë gabim, ndryshe nga çfarë ka ndodhur me përballjen në “Liri Ballabani”. Sipas tij, skuadra ka marrë udhëzimet e nevojshme dhe i është kërkuar të mos nënvlerësojë kundërshtarin për asnjë arsye dhe asnjë moment gjatë zhvillimit të ndeshjes. I pari i pankinës matjane shtoi se është i bindur që skuadra e tij do të marrë maksimumin e pikëve në takimin që do të luhet të dielën, ndaj “Luzit të Vogël 2008”.

  Ekipi i “Luzit të Vogël 2008” në 21 ndeshje të luajtura ka siguruar vetëm 12 pikë dhe është i fundit në tabelën e përgjithshme të kategorisë së parë së kampionatit kombëtar në futboll.