Të merresh me bujqësi nuk është punë aspak e lehtë përkundrazi ka shumë sfida. Bujqit po përballen me kosto të larta të punimeve, farërave apo proceseve tjera. Ndërkohë, ata duhet të sfidojnë edhe temperaturat e larta gjatë muajve të verës për t’ju shërbyer të mbjellave. Mysyr Kryemadhi nga fshati Grevë i Dibrës shprehet se bujqësia po i sfidon në të gjitha drejtimet për shkak se kostot janë shumë të larta. Ai shprehet se jo vetëm kostot, por edhe farërat janë problematike. Në këto ditë të nxehta ku temperaturat kanë shkuar direkt në vlera ekstreme, Mysyri duhet të sfidojë diellin për të prashitur misrin.

Mysyri kërkon nga institucionet që bujqësia të mbështetet më shumë, në të kundërt fshatrat do të braktisen nga të gjithë pasi nuk mund ta shfrytëzojnë tokën për shkak të kostove të larta.