Të gjithë mendojnë se si në sezonin veror të kalojnë disa ditë pushime, kryesisht në detë, por ka nga ajo shtresë e shoqërisë që as e ka menduar. Bëhet fjalë për një kategori pensionistësh të cilët me të ardhurat që marrin nga pensioni i tyre, nuk kanë asnjë mundësi për shkuar me pushime në plazh. Pensionist të Klosit thonë se nuk kanë shkuar kurrë në detë për të pushuar edhe atëherë kur ishin të rinj por as sot kur janë në pension. Sipas tyre, shkak janë të ardhurat e pamjatueshme që marrin si pension pas disa dekadave që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme. Ata i kërkojnë shtetit që të kthejë vëmendjen ndaj tyre, pasi kanë kontribuar në këtë vend.

Të vetmet pushime për këtë grupmoshë janë takimet me njëri – tjetrin dhe të konsumojnë ndonjë kafe në lokal, pasi nuk kanë mundësi për më shumë.