Ata që jetojnë në fshatra e kryesisht në zona të cilat kanë mungesë të ujit vaditës, po ndërtojnë sera, në mënyrë që të fitojnë kohë më shumë për prodhimet stinore kryesisht të perimeve apo zarzavateve. I tillë është edhe Naim Reçi nga fshati Fullqet i Bashkisë së Klosit. Naimi ka ndërtuar një serë të vogël për nevojat familjare. Ai shprehet se me këtë synon jo vetëm të marrë prodhimet stinore më shpejt, por edhe të fitojë kohë pasi mungesa e rregullt e ujit vaditës, i thanë bimët. Për Naimin një situatë e tillë në këtë fshat vijon prej 3 dekadash.
Për shkak të problemit të ujit vaditës, Naim Reçi thotë se një pjesë të tokës bujqësore të tijën e ka kthyer në vreshtë. Edhe këtë ai e ka vetëm për nevojat familjare, e jo për tregti.
Para viteve 90-të fshati Fullqet njihej si hambari i Matit, por aktualisht prodhimet në këtë fshat janë shumë të vogëla, e kjo për shkak të ujit vaditës.