Rritja e rasteve të të infektuarve me Covid-19 në Mat ka detyruar autoritetet lokale të zbresin sërisht në terren. Këshilli i Sigurisë për mbrojtjen nga Covid-19 është mbledhur duke analizuar shkaqet e rritjes së numrit. Për këtë është vendosur që të gjithë aktorët që përbëjnë taskforcën për monitorimin e situatës të dalin në terren, për të sensibilizuar qytetarët që të respektojnë masat anticovid si vendosja e maskës, shmangia e grumbullimeve etj. Përgjegjësja e Sektorit të Arsimit, Kulturës dhe Sporteve në Bashkinë Mat, Armanda Ruçi ju bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.
Ndërkohë një tjetër apel shkon për të infektuarit me Covid-19 në Mat apo kontaktet e tyre, që të vetëizolohen, pasi nëse do të konstatohen jashtë banese do të ndëshkohen sipas dispozitave të aktit normativ mbi pandeminë.