Biznese dhe individ të ndryshëm kanë kontribuar për tju ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë në Bashkinë e Klosit. Ata kanë bërë donacionet e tyre në formë monetare por edhe pako ushqimore. Zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini u shpreh se donacionet që janë dhënë nga biznesmen të zonës dhe individët po shkojnë tek familjet më në nevojë që situata aktuale e krijuar nga Covid-19 jua ka vështirësuar akoma edhe më shumë jetesën. Identifikimi e familjeve më në nevojë është bërë nga zyra e Shërbimit Social në Bashki. Përgjegjësi i Emergjencave Civile në Bashkinë Klos, Nerim Dema tha se shpërndarja po bëhet nga stafi i bashkisë dhe vullnetar që i janë bashkuar nismës për tju ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë.