Pas bërjes publikenë Mat Televizion të historisë së 53 vjeçares Rabie Laçi nga fshati Gurë i Bardhë në Bashkinë Klos, disa emigrant që jetojnë në Angli kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar me vlera monetare. Emigrantët i kanë kërkuar Rabies të hapë një numër llogarie bankare për të patur mundësinë që t’i dërgojnë paratë nga jashtë vendit. ALPHA BANK AL96902174184142030136412071 (LEKW) AL85902174184142030136413045 EURO Rabie Laçi falenderon Mat Televizion për publikimin e rastit të saj dhe të gjithë ata persona që kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar. Ndërkohë, sipas saj instancat shtetërore nuk janë interesuar për të edhe psi rasti i saj u bë publik. Historinë e 53 vjeçares Rabie Laçi, Mat Televizion e transmetoi javën e kaluar. Historia e jetës së Rabies është tragjike, pasi ka kaluar shumë peripeci e sot gjendet mes katër rrugëve. 53 vjeçarja e quan veten krejt të pafat pasi prindërit u ndanë nga jeta të dy vite më ere e ajo u martua në moshë madhore. Nga martesa pakurorë me burrin e saj afro 22 vite më të madh, për fat të keq nuk pati fëmijë. Pak javë më ere, burri i ndërroi jetë dhe Rabie Laçi mbeti e vetme në qytetin e Burrelit. Ata jetonin në një shtëpi me qera, por pas vdekjes së bashkëshortit, Rabia nuk mund të bëjë pagesën e qerasë. Pas kësaj, Rabie Laçi është kthyer në fshatin e lindjes, Gurë i Bardhë në banesën e prindërve. Por duke qenë se në këtë shtëpi nuk banoi askush pas vdekjes së prindërve, pasi Rabia nuk ka as vëllezër, ajo është gati e rrënuar. Duke qenë se ajo vuan nga një sërë sëmundjesh e i duhet patjetër të jetë afër spitalit.