Sëmundja e plasjes te bagëtitë e imëta duket të jetë sërish një këmbanë alarmi për vendin tonë. Kjo pasi 11 bagëti të imëta kanë ngordhur vetëm në muajin korrik në Gjirokastër si pasojë e sëmundjes së antraksit, e njohur ndryshe si plasja. Ne për këtë problem u ineteresuam pranë Bashkisë Klos ku veterineri Izet Bala tha për mikrofonin tonë se jemi në dijeni se Sëmundja e plasjes është shfaqur dhe për këtë po kontaktojmë me të gjithë fermerët, si ata që mbarështojnë të imta dhe gjedhë. Kjo pasi para 10 vitesh sëmundja e plasjes është shfaqur me disa vatra në bashkinë e Klosit.
Veterineri Bala këshillon fermerët edhe për shenjat e para që konstatojnë te bagëtitë e imta dhe gjedhët që të paraqiten pranë zyrës veterinare të bashkisë Klos për ta kapur në kohë rekord kurimin e kësaj sëmundjeje:
Të imtat preken shpesh nga sëmundja e plasjes si pasojë e infektimit nga bacili i plasjes një mikrob ky, i cili qëndron 40 vjet aktiv nga momenti fillestar që nuk është eleminuar. Në kushtet e kësaj periudhe me temperatura të larta, plasja gjen favorizim për tu rishfaqur.