Në rrugën nacionale Burrel – Klos vetëm 750 metra nga dalja e qytetit të Burrelit në drejtim të Klosit janë problematike. Më problem është segmenti i çeduar në afërsi të Kthesës së Sanës.
Kjo pjesë rruge është në gjendje të tillë prej vitesh dhe detyrë për rehabilitimin e tij është e Autoritetit Rrugor Shqiptar i cili e ka në përgjegjësi.
Por firma “GECI” e cila ka për detyrë mirëmbajtjen e të gjithë aksit nacional nga Skurajt në Peshkopi as që e ka marrë mundimin për rehabilitimin e plotë të pak metrave rruge të çeduar, por që është burim aksidenti.
E vetmja ndërhyrje është bërë pak muaj më parë ku firma mbushi me asfalt gropat në të gjithë aksin. Por edhe këtu ekspertët thanë se nuk ishte zgjidhja e duhur për sa kohë hedhja e asfaltit është bërë në kushte si të mbushej një gropë në rrugë rurale.
Ndërkohë çedimi i rrugës në afërsi të “Kthesë së Sanës” dhe prania e gropave, po vështirëson qarkullimin e automjeteve, sidomos për ata që lëvizin për herë të parë në drejtim të Dibrës apo anasjelltas.