Të moshuarit e Matit do të kenë në vazhdim një mjedis të dedikuar në hapsirën e brendshme të spitalit Bashkiak Mat ku do të mund të marrin falas shërbimin e fizio-terapisë. Këtë të hënë është bërë në mënyrë ceremoniale hapja e kësaj qendre, e cila do të jetë në një nga hapsirat e brendshme në godinën e Maternitetit të Burrelit. Kjo qendër është mundësuar falë projektit “Askush të mos mbetet pas” i financuar nga UNDP. Për hapjen e kësaj qendre multifunskionale ishin të pranishëm drejtues të shoqatës së pensionistëve, të pushtetit vendor, të projektit financues etj. Përfaqësuesja e Shoqatës së Pensionistëve të Shqipërisë dega Mat, Sanie Meta tha se ky projekt ju vjen në ndihmë të gjithë të moshuarve.
Drejtori i Spitalit Bashkiak Mat, Erion Bala tha se hapja e kësaj qendre këtu, ju jep mundësinë të moshuarve të jenë më afër shërbimit shëndetësor, ndërsa mjeku fizioterapist Ergys Cakoni tha se personeli do të jetë në shërbim të të gjithë të moshuarve.
Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj dhe drejtuesja e Projektit “Askush të mos mbetet pas”, Elsona Agolli u shprehën mes të tjerash se po punohet edhe për një tjetër projekt më të madh në ndihmë të moshës së tretë në Burrel.
Edhe kryetari i Shqoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, Faik Xhani, vlerësoi bashkëpunimi me institucionet vendore në Mat.