Sa më shumë afrohet dita e ndeshjes, aq më shumë shtohen edhe emocionet e derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani. Kush më mirë se lojtarët që e kanë përjetuar në fushë mund t’i ndiejë këto emocionone.

Një prej tyre është edhe ish-mesfushori bardheblu, Saimir Patushi, i cili në kohën e tij ishte një nga lojtarët më të dashur për tifozët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patushi ka kujtuar kohën kur vishte fanellën e 25 herë kampionëve të Shqipërisë pas një derbi të fituar ndaj Partizanit. Ai shihet duke festuar fitoren me tifozët teksa shtrëngon fort me duar fanellën bardheblu, që mesa duket është një “provokimi” ndaj tifozëve të Partizanit që edhe ky derbi do të fitohet nga Tirana.