Të gjitha rrugët e paasfaltuara në Bashkinë e Matit janë kthyer në një gjendje kgati të pakalueshme për shkak të mungesës së ndërhyrjes në to prej disa muajsh. Banorët e këtyre fshatrave kërojnë që rrugët të riparohen pasi jemi në periudhën e shirave dhe situata mund të agravojë më tej. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se shkak për mosndërhyrjen në rrugët rurale ka qenë gjendja e amortizuar e mjeteve. Sipas tij, prej dy muajsh ato i janë nënshtruar riparimeve të nevojshme dhe tashmë janë gati për të nisur punën në rrugët më problematike.
Por për shkak se pothuajse të gjitha rrugët rurale kanë nevojë për ndërhyrje, Malaj tha se puna do të ndahet në dy grupe për të fituar kohë në riparimin e tyre. Sipas kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj ndërhyrja në të gjitha rrugët rurale do të mbyllet brenda dy muajve.
Shirat e vjeshtës mund ta përkeqësojnë më tej situatën e rrugëve të paasfaltuara, e në këtë kontekst ndërhyrja duhet bërë emergjente.