Aksi rrugor prej 36 kilometrash nga Burreli në Skuraj të Milotit është lënë totalisht në harresë prej më shumë se një viti. Kjo vihet re nga minimumi i mirëmbajtjes që i duhet kësaj rruge, pastrimi i barërave apo ferrave që pengojnë qarkullimin normal të automjeteve si rezultat i mbulimit të sinjalistikës e barrierave nga këto barishte.
Situata është e njëjtë me vitin e kaluar ku ky aks rrugor kishte të njëjtin problem pasi firma mirëmbajtëse nuk e bëri pastrimin e barishteve apo ferrave në të gjithë gjatësinë e rrugës.
Problem me këto paraqitet edhe bllokimi i kanaleve kulluese anësore si dhe fushpamja e rrugës për automjetet kryesisht në kthesa.
Aksi rrugor Burrel – Skuraj vijon të jetë një rrugë problematike për të gjithë ata që e zgjedhin për të lëvizur drejt Tiranës, Durrësit, Lezhës etj.
Mungesa e investimeve në këtë rrugë ka bërë që ajo të kthehet në gjendje të mjerueshme në çdo stinë të vitit.