Tashmë nuk është risi apo çudi gjendja e aksit rrugor Ura e Matit – Urakë pasi prej 6 vitesh vazhdon të jetë e tillë. Përdoruesit e kësaj rruge janë mësuar me gropat e mëdha në çdo 50 apo 100 metra, duke e bërë rrugën me zig-zake për tju shmangur gropave.
Një ndër pjesët më të dëmtuara është ajo në fshatin Shoshaj. Në këtë segment të këtij aksi rrugor, jo vetëm gropat gjenden me shumicë, por edhe bimësia apo pemët po dalin në mes të rrugës. Tashmë veç gropave, drejtuesit e mjeteve duhet tju shmangen edhe këtyre pemëve që sa vijnë e zgjerohen drejt trasesë.
Rruga vijon të mos jetë përgjegjësi e e askujt për shkak të amortizimit të madh. Autoriteti Rrugor Shqiptar, nuk e ka inventarizuar ende, ndonëse kjo është një rrugë nacionale për shkak se lidh Burrelin me Rrëshenin apo që dikur lidhte Tiranën me Dibrëën nërmjet rrugës së Lisit. Pushteti vendor ndërhyn herëpashere, por sërisht gjendja mbetet problematike.