Gjendja e rrugës Ura e Çerenecit – Stëblevë vijon të jetë e degraduar. Ndonëse kjo rrugë i shërben të paktën 3 njësive administrative të Bulqizës dhe lidh këtë rreth me Librazhdin, gjendja lë për të dëshiruar. Pamja e rrugës është si të jetë në zonë lufte me gropa që duken sikur të jenë shkaktuar nga shpërthimet e bombave. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonave që ju shërben kjo rrugë shprehen se të paktën të mbushen gropat me zhavor pasi sa i përket asfaltit as që e mendojnë ndonëse ju është premtuar nga të gjitha kahet politike me dhjetra herë. Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët theksojnë se gjendja e rënduar e kësaj rruge ka bërë që shumë banorë të detyrohen të largohen pasi nuk shohin më shpresë për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre në Ostren, Trebisht apo zona të tjera.

Të patkën prej tre vitesh është thënë se kjo rrugë do të asfaltohet, madje ka nisur nga ana e Librazhdit, por në territorin e Bashkisë Bulqizë, nuk është asfaltuar asnjë metër.

Enver Doçi