Autoriteti Rrugor Shqiptar ka tenderuar mirëmbajtjen e aksit rrugor Shoshaj – Laipdari Zenisht pasi e mori nën inventar pak muaj më parë. Deri tani kjo rrugë është mirëmbajtur provizorisht nga një firmë, ndërsa mësohet se pas pak ditësh do të ketë zyrtarisht një subjekt për ta mirëmbajtur në një periudhë të caktuar siç veprohet me rrugët që ARRSH ka nën përgjegjësi.
Për momentin gjendja e kësaj rruge vijon të jetë e rënduar për shkak të pranisë së madhe të gropave. Firma që e ka mirëmbajtur deri tani ka bërë pastrimin e kanaleve kulluese anësore, si dhe ka bërë mbushjen e gropave me zhavor, por kjo nuk ka qenë e mjatueshme për të eleminuar problemet me të cilat përballen drejtuesit e mjeteve.

Në gjendje të rënduar vijon të jetë segmenti tjetër i këtij aksi nga Lapidari Zenisht – Urakë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ende nuk e ka marrë nën inventar këtë rrugë pas problemeve të shkaktuara që nga ndërtimi i saj. Mosmarrëveshja mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit si autoriteti financues dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar vijon ta lërë këtë rrugë për një përgjegjës. Shkak është bërë dëmtimi i saj brenda një kohe të shkurtër kur u përfundua në vitin 2013. Megjithatë, burime për Mat Televizion thanë se edhe ky segment pritet t’i kalojë ARRSH e cila do të duhet të kontraktojë një firmë për mirëmbajtje, ose ta rikonstruktojë rrugën nga fillimi.