Rruga ne Qaf te Buallit e Zonës D eshte bere shpesh here problem mediatik nga Mat Televizion dhe jo vetem. Ky segmet rrugor nuk po merr asnje zgjidhje. C’do dite ne kete rruge kalojne me qindra minatore te cilet punojne ne minieren e Zones D. Gjithashtu kjo rruge perdoret nga automjetet e tonazhit te larte qe transportojne krom drej Durresit, te cilet me kalimin e kohes eshte degraduar ne ekstrem. Gjate kohes se monizmit kjo rruge ka qene e asflaltuar dhe me mbrojtese anesore per te mbrojtur jeten minatoreve te cilet kalonin cdo dite. Por prej 30 vitesh asnje rregullim, qofte dhe minimale si mbushjen e gropave ose vendosjen e mbrojtesve anesore. Edhe se ne kete rruge kalojne mijera tonelata krom dhe flori duke sjellur fitime te majme per biznesmenet dhe shtatin, askush nuk po perkujdeset sado pak. Minatoret jashte kamerave te Mat Televizion shprehin se ndihen teper te friksuar kur kalojne ne kete segment rrugor.Gjithashtu ky segmet rrugor behet shpesh here shkak per aksidente sidomos gjate periudhes se dimrit. Minatoret kane frike te prononcohen per rrugen te cilen ju rrezikon jeten e tyre, jot e prononcohen per kushtet e punes ne galeri sepse largohen nga vendi i tyre i punes.