Rruga Qaf Buall – Krastë, Muliu: qëndron pezull nga rritja e çmimeve

Rruga Qaf Buall – Krastë, Muliu: qëndron pezull nga rritja e çmimeve

Shkak për pezullimin e asfaltimit të rrugës Qaf Buall – Krastë, është bërë rritja e çmimeve menjëherë pas nisjes së luftës Izrael – SHBA – Iran. Këtë e konfirmon në një intervistë të dhënë për “Mat Televizion” Nënprefekti Bulqizës Avni Muliu. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja e vetme pse nuk është përfunduar kjo vepër e cila ka nisur më shumë se dy vite më parë. Sipas nënprefektit Muliu, pritet që Autoriteti Rrugor Shqiptar të mbulojë koston e rritjes së çmimeve duke i shtuar një fond kompanive zbatuese të projektit në mënyrë që ato të kenë mundësinë që të përfundojnë zbatimin e tij në terren. Megjithëse nuk ka një kohë të caktuar për finalizimin e asfaltimit të kësaj rruge, Muliu shton se brenda këtij viti do të jetë e përfunduar. Projekti për sistemim asfaltimin e rrugës Qaf Buall – Krastë ka nisur zbatimin që në Mars të vitit 2024 dhe duhej të përfundonte brenda 13 muajve, por përfundimi i tij është shtyrë dhe ende nuk është përfunduar si vepër.