Bashkia e Klosit ka planifikuar në buxhetin e vitit 2022 të investojë në infrastrukturën rrugore. Një ndër investimet e planifikuara në këtë buxhet është edhe asfaltimi i rrugëve Pleshë – Cerujë dhe ajo e fshatit Patin. Drejtues të Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve në Bashkinë Klos thanë se këto dy segmente do të asfaltohen brenda këtij viti me buxhetin e vetë bashkisë. Megjithëse është një lajm shumë i mirë për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve ata jën ende skeptik për realizimin e këtij investimi. Sipas tyre, asfaltimi i kësaj rruge është premtuar vazhdimisht në këto 30 vite, por asnjëherë nuk është bërë realitet.
Të dyja segmentet që pritet t’i nënshtrohen rehabilitmit dhe asfaltimit janë në një gjatësi prej afro 7 kilometra.