Rruga nacionale Peshkopi – Kukës por që përdoret edhe nga mijëra banorë të Bashkisë së Dibrës vijon të jetë një gangrenë e vërtetë për të gjithë përdoruesit e saj. bashkia e Dibrës e ka riparuar këtë rrugë deri në hyrje të qytetit ku dhe më pas është nën inventarin e Autoritetit rrugor Shqiptar. Por siduket ky institucion nuk po merr asnjë masë. Ndonëse paguan një firmë për mirëmbajtjen e saj, gropat e mëdha janë kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve. Reshjet e shiut zbulojnë gjendjen skandaloze të rrugës, ku pëllgjet e krijuara në rrugë të japin pamjen e një aksi rural. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë dhe t’i kërkojnë llogari firmës mirëmbajtëse, që rruga të paktën të jetë e kalueshme paprobleme. Ky aks rrugor lidh dy qytetet verilindore atë të Peshkopisë dhe Kukësit, por përdoret edhe për pjesën më të madhe të njësive administrative të Bashkisë së Dibrës.