Rruga nga Ura e Matit – Rrëshen është degraduar plotësisht në të gjithë gjatësine e saj. Në këtë segment rrugor vihet re se mungojnë mirëmbajtja dhe investimet për riparimin e dëmtimeve apo rrëshqitjeve të tokës. Gropat e mëdha janë shfaqur kudo nëpër karrexhatë, ku ka çarje të asfaltit dhe çedime. Sa herë ka reshje shirash balta mbulon gjithë rrugën në mungesë të funksionimit të kanaleve kulluese anësore.
Gjatë vëzhgimit tonë nëpër këtë aks rrugor askund nuk ndeshëm qoftë dhe një punonjës mirëmbajtjeje.
Ndërsa drejtuesit e mjeteve shprehen se më shumë tani për rregullimin e rrugës Ura e Matit – Rrëshen presin nga media, që ta publikojë këtë turp infrastrukturor, me shpresën se ndonjë institucion përgjegjës kujtohet për të investuar seriozisht dhe urgjentisht:

Siç shprehen edhe banorët kjo rrugë po vuan për mirëmbajtje. Ndërsa kamionët e tonazhit të rëndë që transportojnë krom janë ato që kanë dëmtuar më së shumti aksin rrugor në fjalë.