Rruga Qaf Bualli – Klos është ndër rrugët nacionale më të rrezikshme në Qarkun Dibër. Kjo rrugë që përdoret nga mijëra banorë të këtij qarku dhe ato të Maqedonisë së Veriut, i mungojnë krejtësisht elementet e sigurisë duke nisur nga sinjalistika horizontale, ajo vertikale e barrierat anësore.

Në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge ndodhen shumë lapidare që udhëtarët kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve automobilistike. Nga një llogari e thjeshtë ka më shumë lapidare se barriera mbrojtëse anësore. Drejtuesit e mjeteve shprehen se është turp që një segment nacional të jetë në këtë gjendje e se askush të mos marrë masa për rritjen e sigurisë së lëvizjes në të.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë marrjen e masave për rritjen e sigurisë në këtë rrugë, të paktën me vendosjen e barrierave metalike anësore.