Rruga nacionale Burrel – Skuraj vijojn të ketë problematika të shumta për drejtuesit e mjeteve. Në këtë aks rrugor ka mungesa të theksuara të sinjalistikës horizontale e vertikale si dhe barrierave anësore duke u kthyer në një burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve.
Mat tv e ka ngritur shpeshherë këtë problem por situata mbetet e njëjtë. Problem tjetër në këtë segment janë edhe urat të cilat nuk kane mbrojtëse dhe tabela orientuese për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve.
Drejtuesit e mjeteve thonë se duhet të vendoset e gjithë sinjalistika e nevojshme për këtë segment që është terren shumë të vështirë. Rruga në fjalë i shërben gjithë Qarkut Dibër, por edhe Maqedonisë së Veriut.