Bllokimi i kanaleve kulluese të zonës mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës ka sjellë këto pasoja në rrethrrotullimin e urës që lidh lagjen e vjetër me rrugën e Arbrit. Në fakt një situatë e ngjashme është parë në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, por edhe pse jemi në fund të pranverës, ky segment vijon ta ketë këtë problematikë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo është pasojë e mungesës së mirëmbajtjes së kanale kulluese, duke bërë që sa herë ka reshje shirash, rruga të përmbytet nga uji. Ata thonë se kjo problematikë nuk është vetëm në dëm të tyre, pasi automjetet ju mbushen me ujë, por edhe të imazhit të vetë Bulqizës në prag të sezonit turistik. Drejtuesit e mjetete kërkojnë që të merren masa dhe të mos përsëritet kjo situatë në mes të Bulqizës dhe pranë rrugës së Arbrit.
Një situatë e ngjashme është parë gjatë gjithë stinës së dimrit jo vetëm në këtë zonë por edhe pranë lagjes së vjetër, duke paralizuar totalisht qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.