Ndonëse është një ndër rrugët ku mbi të qarkullojnë me milione lekë në ditë, ajo vijon të jetë e rrezikshme. Bëhet fjalë për rrugën e zonës mineralmbajtëse D në Bulqizë. Kjo rrugë e cila dikur kur minjera menaxhohej nga shteti ishte e asfaltuar, sot po rrezikon jetën e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe minatorëve të cilët shkojnë çdo ditë në punë nga Bulqiza e zona të tjera.
Për drejtuesit e mjeteve është Bashkia e Bulqizës ajo që duhet të investojë në këtë rrugë pasi po i paguhen të gjitha taksat vendore. Vetë drejtuesit e mjeteve thonë se gjatë stinës së dimrit, atyre ju rrezikohet jeta pasi gjendja e rrugës bëhet e pakalueshme për shkak të akullit të madh.
Por kjo është njëra anë e medaljes pasi ana tjetër, përgjegjësia mbi mbi subjektet të cilët po shfrytëzojnë nëntokën e zonës D. nëse ata do të investonin shumë pak nga kapitali i tyre që marrin nga pasuria e nëndheshme, gjendja nuk do të ishte e tillë.