Qindra minator që punojnë në galeritë e kromit në zonën D të minjerës së Bulqizës udhëtojnë çdo ditë në këtë rrugë për të shkuar në punë. Ndonëse ka shumë kompani që kanë pezulluar aktivitetin prodhues për shkak të rënies së çimit në kormit në tregun ndërkombëtarë, shumë të tjera megjithëse me staf të reduktuar vijojnë punën. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga është e gjitha e mbuluar në akull dhe se kalimi në të mund të bëhet vetëm me zinxhirë. Minatorët thonë se shumë kolegë të tyre udhëtojnë në këmbë në këtë rrugë çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, duke rrezikuar edhe jetën. Një pjesë lëvizin me automjete të cilat përdorin zinxhirë, por që sërish situata mbetet e vështirë. Kjo situatë është e tillë në çdo dimër, ku ngricat dhe akulli janë të pranishme gjatë gjithë kohës.
Megjithëse kjo rrugë i shërben kompanive mineralnxjerrëse, askush nuk kujdeset për të. Pushteti vendor nuk dihet nëse e ka në inventar apo jo, por edhe vetë firmat që marrin miliona euro atje, nuk harxhojnë qindarka për të hedhur kripë apo skorie, në mënyrë që të mos ju rrezikohet jeta e punëtorëve të tyre.