Banorët e fshatit Mishtër në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit ankohen për infrastrukturën rrugore. Banorët e këtij fshati shprehen se rruga nuk mirëmbahet duke bërë që të lëvizet në të me shumë vështirësi.
Drejtuesit e mjeteve thonë se qarkullimi jo vetëm është shumë i veshtirë në këtë rrugë, por mjetet e tyre po dëmtohen shumë. Një tjetër problem që ngrenë banorët e fshatit Mishtër në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, është edhe dëmtimi i dërrasave mbi urat tip bel.
Banorët kërkojnë më shumë vëmendje nga pushtetit vendor për rrugën e tyre, pasi qarkullimi në këtë rrugë po bëhet pothuajse i pamundur.