Banorët e lagjes “Zhuku” në fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit ankohen për rrugën e dëmtuar të tyren. Sipas banorëve të kësaj lagjeje, firma që ndërtoi rrugën e Arbrit e përdori rrugën për të dërguar makineri të rënda tek kantieri, duke e dëmtuar që nga ura e deri në krye të lagjes. Kalimi i makinerive të tonazhit të rëndë apo atyre me ngarkesë me materiale ka bërë që asfalti të dëmtohet totalisht. Por si të mos mjaftonte kjo atyre ju është bllokuar aksesi në rrugën e Arbrit në anën jugore të lagjes. Kjo për shkak se hedhja e dheut të marrë nga traseja e re ka prishur rrugën ekzistuese. Sipas banorëve, kërkesa e tyre ndaj firmës ka rënë në vesh të shurdhër.
Lagjja “Zhuku” është lagjja e parë e fshatit Fshat në të cilën gjurma e re e rrugës që lidh atë të Arbrit me Klosit ka krijuar dëmtime.