RRUGA E KRASTËS TASHMË EDHE PA MIRËMBAJTJE

RRUGA E KRASTËS TASHMË EDHE PA MIRËMBAJTJE

Ndërprerja e punimeve në rrugën Qaf Buall – Krastë për shtrimin me asfalt të saj është shoqëruar edhe me mungesë të mirëmbajtjes. Në trasenë e re e cila ishte hapur për tu shtruar me asfalt janë krijuar gropa të cilat vështirësojnë qarkullimin e automjeteve. Drejtuesit e këtyre të fundit shprehen se prej të paktën 3 muajsh në rrugë jo vetëm që nuk shihen mjete duke punuar, por as punëtor për të mbushur gropat. Sa herë ka reshje shiu, rruga mbushet me ujë dhe kthehet me gropa pasi nuk ka asnjë që kujdeset për të. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët deklarojnë se që kur janë larguar kompanitë që po punonin, nuk duket më askush duke bërë që ky aks të kthehet sërish problematik siç dhe ka qenë më parë. Ata e kanë humbur shpresën se projekti i nisur për shtrimin me asfalt do të finalizohet pasi afati për ta bërë këtë ka kaluar disa herë dhe askush nuk shihet më në kantier për ta finalizuar projektin siç e ka miratuar dhe financuar Autoriteti Rrugor Shqiptar. Aksi rrugor Qaf Buall – Krastë nisi rikonstruksionin e tij dy vite më parë dhe duhej të kishtë përfunduar që prillin e vitit të kaluar, por ende deri tani është finalizuar me asfalt.