Rruga që lidh Njësinë Administrative Martanesh me Qafën e Buallit vijon të jetë problematike. Ndonëse aksi shtrohet me zhavor, sapo nisin reshjet e shirave situata rikthehet në problematike. Megjithëse ky aks është shtruar me inerte pak javë më parë, gjendja është kjo që shihet. Kanë mjaftuar pak minuta shi që uji të largojë nga rruga zhavorin. Drejtuesit e mjeteve thonë se shkak për këtë bëhet mungesa e kanalizimeve. Që nga Qafa e Buallit e deri në qytetin e Krastës,rruga ka probleme me gropat dhe rënien e gurëve sa herë ka reshje shirash. Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë çdo ditë në këtë aks rrugor vazhdojnë të insistojnë se zgjidhja e vetme afatgjatë për këtë rrugë është shtrimi i saj me asfalt.
Aksi rrugor Qaf Buall – Krastë ka një gjatësi prej 16 kilometrash, ndërsa pas viteve 90-të nuk është shtruar më e gjitha me asfalt.