Nëse nuk ke një automjet të pajisur me kondicioner, udhëtimin në rrugën Qafa e Buallit – Krastë do të jetë shumë i vështirë. Vapa e madhe të detyron të mbash hapur xhamat e automjetit, ndërsa pluhuri do të bëhet bashkëudhëtarë me ty. Aksi në fjalë prej 18 kilometrash është kthyer në çdo stinë në një gangrenë për drejtuesit e mjeteve që e përdorin. Gjatë dimrit, ka prezëncë të ngricës dhe akullit, ndërsa gjatë stinës së thatë të verës, pluhuri të shoqëronë në të gjithë gjatësinë e tij. Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks rrugor, shprehen se është e pamundur të mos përballesh me këtë situatë në këtë periudhë. Për shkak se rruga nuk është e asfaltuar, kalimi i mjeteve shkakton pluhur të madh. por jo vetëm kaq, drejtuesit e mjeteve thonë se gjatë rrugës përballesh edhe me gropa që vështirësojnë akoma më shumë lëvizjen.

Sipas drejtuesve të mjeteve zgjidhja e vetme për të shmangur njëherë e mirë këto problematika, është që i gjithë aksi prej 18 kilometrash nga Qafa e Buallit deri në Krastë të shtrohet me asfalt.