Rruga Qaf Bualli – Krastë vijon të jetë shqetësim i madh për banorët e Martaneshit, por jo vetëm. Në këtë zonë janë shumë subjekte minerare punëtorët e të cilëve shkojnë nga Mati, Bulqiza e zona të tjera. Por aksi rrugor nga Qafa e Buallit deri në Krastë është një problem shqetësues për ta, sidomos në stinën e vjeshtës dhe të dimrit. Prania e gropave ka vështirësuar Qarkullimin e Automjeteve sidomos mjeteve të vogëla. Drejtuesi i teqes së Martaneshit, Baba Hysni Shehu thotë se situata është p[roblematike jo vetëm në rrugën kryesore të Krastës, por edhe të rrugëve të tjera të kësaj njësie administrative. Sipas tij, mungon vëmendja e pushtetit vendor në këto zona për sidomos për rrugët të cilat po bëhen të rrezikshme gjatë lëvizjes në to.

  Rruga në fjalë ka nevojë për një asfaltim të përgjithshëm pasi mbushja me zhavor nuk është aspak zgjidhje për ata që lëvizin në këtë aks rrugor.