Nëse keni kaluar këto tre apo katër ditë në rrugën e Kombit qoftë në drejtim të kosovës e qoftë në drejtim të Tiranës, patjetër që do të keni vënë re vendosjen e qindra flamujve në të dy anët e kësaj rruge.
Pamja e përfituar nga kjo është vërtetë emocionuese, por shumë pak e dinë domethënien. As në Kosovë e as në Shqipëri, nuk ka një datë kombëtare, por është një tjetër arsye. Mediat kosovare kanë shkruar se gjithë këto zbukurime janë bërë për të nderuar luftëtarët e batalionit që 20 vjet më parë erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të çliruar Kosovën. Vendosja e këtyre flamujve ka të bëjë me ditët e Betejës së Koshares ose thyerjes së kufirit që kontribuoj Batalioni shqiptaro-amerikan, ushtarët e të cilit i dolën në ndihmë luftës së UÇK-së”.
Por ndonëse nga njëra anë tregojmë patriotizëm nga ana tjetër e prishim këtë festë. Mat Televizion sjell pamjet se si këto flamuj të vendosur për këtë qëllim që nga Miloti e deri në Prishtinë, vidhen në mes të ditës. Siç shihet nga pamjet ekskluzive të filmuara nga Mat Televizion është një makinë luksoze nga e cila zbret një person dhe merr një flamur të vendosur në barrierat mbrojtëse të rrugës.
Por siduket ky nuk është rasti i vetëm, pasi përgjatë rrugës shihen të tjera hapsira boshe, ku mungojnë flamujt kombëtarë.