Një ndër rrugët më problematike në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit është ajo e fshatit Rripë. Edhe pse kjo rrugë nuk ka ndonjë distancë të madhe nga rruga kryesore e cila është me asfalt, terreni në të cilin ndodhet e bën të pamundur qarkullimin e disa lloje mjetesh në të në çdo stinë të vitit.
Banorët shprehen se rruga ka 30 vite në këtë gjendje, pasi edhe pse shtrohet nga ana e bashkisë, dëmtimi i saj ndodh shumë shpejt. Ata kërkojnë që të ndërhyhet e të paktën të shtrohet me beton si disa rrugë të tjera të kësaj njësie Administrative.
Bashkia e Klosit kishte nisur ashtrimin me beton të disa rrugëve me problematikë të tillë në fshatrat Gurrë e Vogël, Gurrë e Madhe, Shulbatërr e Rripë, ku do të përfshihej edhe kjo rrugë.