Aksi rrugor i rrugës lidhëse mes asaj të Arbrit dhe aksit nacional Klos – Bulqizë, nga rreth-rrotullimi pranë Urës së Vashës deri tek ura e fshatit Fshat, vijon të degradohet. Siduket hapja e segmentit të ri për dibrën e Bulqizën nëpërmjet urës së Vashës dhe aksit nga Plani i Bardhë e ka nxjerrë aksin e parë lidhës jashtë loje. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët shprehen se gjendja e rrugës së fshatit Fshat është e pajustifikueshme dhe se institucionet duhet të ndërhyjnë, deri tek SPAK.
Edhe të huajt që kanë zgjedhur të udhëtojnë në këtë rrugë ndjehen të befasuar nga gjendja e saj.
Rruga nga rreth-rrotullimi deri tek Ura e fshatit Fshat është ndërtuar si arterie lidhëse e rrugës së Arbrit me rrugën e vjetër, por që gjendja e saj është kjo që shihet në pamje.