Rruga e fshatit Fshat në Bashkinë e Klosit vijon të degradohet si pasojë e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në të. Ky aks rrugor është përdorur për kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë që kanë punuar në rrugën e arbrit, si për dërgimin e materialeve të urave, ashtu edhe për hapjen e tuneleve. Kjo ka bërë që rruga të amortizohet tejmase dhe të bëhet problem për banorët e zonës. Ky aks rrugor shërben jo vetëm për banorët e fshatit Fshat, por edhe për ato të fshatit Gurë i Bardhë, Shkallë e Xibër – Murrize në Njësinë Administrative Xibër. Drejtuesit e mjeteve shprehen se rruga duhet të rehabilitohet nga ata që e kanë prishur. Megjithëse ende nuk kanë përfunduar punimet në rrugën e arbrit, një situatë e tij është e zgjatur dhe se ju dëmtohen automjetet.
Për lidhjen e rrugës aktuale nacionale me atë të arbrit kanë qenë dy versione, duke e ndërtuar në fshatin kloskatund dhe lidhja bëhet në dalje të urës së Vashës në Plan të Bardhë apo nga fshati Fshat, duke zgjeruar rrugën ekzistuese, ose duke devijuar banesat në lagjet e këtij fshati.