Qe me fillimin e ndertimit te rruges se Arberit rruga e fshatit Fshat në Bashkinë Klos eshte demtuar nga makinat e tonazhit te larte qe dergojnë materiale per për këtë rrugë. Disa here eshte ngritur ky shqetësim nga banoret e fshatit Fshat, dhe të fshatrave të njesise administrative Xiber. Rruga per ne fshatin Fshat shpesh here bllokohet me ore te tera nga mjetet e tonazhit te larte, duke bërë që të bllokohet në disa raste edhe   lëvizja e te semureve për në qendrën shëndetësore Klos.

Por për Kryetarin i fshatit Fshat Osman Xhaferri ky problem do të shkojë drejt zgjidhjes. Ai shprehet qe brenda muajit Gusht firma qe po nderton rrugen e Arbërit do te filloje punimet dhe ne rrugën e fshatit Fshat, si nje rruge lidhese per bashkine e Burrelit me rrugën e Arbërit. Madje Xhaferri thotë se rrugës së fshatit Fshat do t’u nënshtrohet parametrave bashkëkohohore, pasi do t’i behet zgjerimi i karrexhatës dhe ndërtimi i mureve mbrojtese anësore dhe i trotuareve.

Për këtë process të transformimit të rrugës së fshatit Fshat, kryetari i këtij Fshati, Osman Xhaferri, kërkon të ngrihet nje Komision per vlersimin e demeve qe do te shkaktohen banorëve të Fshatit nga rehabilitimi i rruges. Gjithashtu thotë Xhaferri, Firma duhet te demshperbleje pronaret e pronave ku do të ndërtohet rruga.