Megjithë punën e bërë nga pushteti vendor, rrugët rurale vijojnë të jenë problematike, pasi shtrimi me zhavor nuk është afatgjatë. Bashkia e Klosit ka nisur shtrimin me zhavor të rrugës së fshatit Dars, për shkak të gërryerjes që kishte pësuar në kohë. Por për banorët në shumë segmente situata mbetet problematike sidomos në malore, ku zhavori jo vetëm nuk lehtëson lëvizjen e automjeteve, përkundrazi i pengon ato, sidomos kur shtrimi bëhet në periudhën e thatësirës. Të gjendur në këto kushte, banorët apelojnë që të paktën segmentet problematike të shtrohen me beton, pasi shtrimi me asfalt i këtyre rrugëve duket shumë i largët.
Në shumë fshatra, zgjidhja e vetme që ka bërë bashkia e klosit për segmente të tilla, ka qenë shtrimi me beton i cili ka shmangur problematika të tilla.