Ndonëse në rrugën që lidh Cerujën me qytetin e Klosit është ndërhyrë nga ana e Bashkisë duke e shtruar me zhavor, mjetet e tonazhit të rëndë dhe uji po e dëmtojnë sërisht. Ky kas rrugor ishte kthyer në një akth për banorët e zonës të cilët lëviznin në të me mjete të vogëla, por me ndërhyrjen e bashkisë gjendja u stabilizua. Ndërkohë banorët e zonës dhe udhëtarët kërkojnë që rruga të vijojë të mirëmbahet kështu, pasi në të kundërt do të kthehet shumë shpejt si më parë.

Mehmet Kyr është shtetas turk që jeton në vendin tonë. Ai shprehet se rrugë të tilla në Turqi është vështirë të gjesh dhe sygjeron që kjo rrugë të asfaltohet për të mos u krijuar më probleme të tilla.

Ky aks rrugor shërben për banorët e disa fshatrave në Bashkinë Klos si ai Plesh, Patin dhe Cerujë.