Një tjetër rrugë rurale që vijon të jetë problematike në Bashkinë e Klosit është edhe ajo e fshatit Cerujë e cila njihet tashmë me emrin rruga “Flamur Pisli”. Kjo rrugë e cila u shërben katër fshatrave është në gjendje tejet të rënduar. Segmenti më problematik mbetet ai nga shkolla anekse e fshatit Pleshë e deri në qendër të fshatit Cerujë. Po ashtu problem është edhe rruga e fshatit Patin. Drejtuesit e mjeteve thanë se gjendja e rrugës qëndron e tillë prej vitesh dhe se në të nuk është investuar asnjwherw seriozisht. Disa prej tw intervistuarve fajësojnë edhe mjetet e tonazhit të rëndë të cilët shfrytëzojnë mineralin e kromit në malin e Cerujës e atë të Patinit.

Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e këtyre dy fshatrave kërkojnë që Bashkia Klos të ndërhyjë edhe në këtë rrugë pasi është jetike për ta.
Enver Doçi