Kjo është rruga e fshatit Bushkash në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit,. Kjo rrugë shpeshherë është bërë problem mediatik për shkak të gjendjes së saj të amortizuar. Ndonëse ajo shtrohet me zhavor, mungesa e mirëmbajtjes e kthen sërisht në këtë gjendje, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Banorët e fshatit Bushkash kanë kërkuar e kërkojnë që kjo rrugë të marrë një zgjidhje përfundimtare pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mos ketë më problem. Duke qenë se fshati Bushkash është përzgjedhur si një nga 100 fshatrat turistik, banorët shpresojnë që rruga kryesore të asfaltohet, çka do të zgjidhte këtë problem.

Shirat e rëna ditët e fundit kanë bërë që qarkullimi në këtë rrugë të vështirësohet akoma edhe më shumë.