Pas asfaltimit të rrugës së Bushkashit, një tjetër rrugë fshati do të asfaltohet brenda pak muajsh. Prej ditësh ka nisur puna për sistemim asfaltimin e segmentit rrugor nga Varrezat e qytetit deri tek ura e Batrrës së Vogël. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte këtë të enjte Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj. Sipas Malajt, ky investim do të përfshijë jo vetëm asfaltimin e lotit të parë të kësaj rruge por edhe trotuare e ndriçim pasi përdoret shumë nga banorët e qytetit të Burrelit për ecje gjatë pasditeve. Po ashtu, kryebashkiaku Malaj u shpreh se në të tjerë fshatra do të nisë puna për asfaltimin e rrugëve.
Kjo rrugë ka qenë shumë problematike për shkak të terrenit malor në të cilin është një pjesë e saj, ndërsa asfaltimi pritet ta zgjidhë përfundimisht problemin.