Që me hapjen e rrugës së Arbrit, mali i fshatit Xibër – Murrize në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit është kthyer në pritës të të gjithë atyre personave që kanë dëshirë të kalojnë kohën e lirë në natyrë.
Me dhjetra qytetar nga Tirana e zona të tjera vizitojnë Qafën e Murrizes në çdo fundjavë për shkak të natyrës së bukur e të qetë si dhe freskisë që sjellin pemët e Ahut në këtë zonë.
Me gjithëse në këtë zonë e cila nuk është e banuar mungojnë kontejnerët për hedhjen e mbeturinave që konsumohen aty, as vetë qytetarët që i konsumojnë nuk i marrin me vete.
E gjithë zona është ndotur tashmë me mbetje që nga qeset e shishet plastike, e deri tek ambalazhet e produkteve të tjera prej metali që pushuesit i konsumojnë gjatë qëndrimit në këtë zonë.
Ndotja më e madhe është shkaktuar në zonën e kufirit ndarës administrativo-territorial mes Bashkisë Klos dhe Bashkisë Tiranë, pikërisht në zonën ku njihet si Qafa e Murrizes.
Por mbeturina ka edhe në periferi të kësaj zone të cilën frekuentuesit e kanë zgjedhur për të kaluar disa orë në natyrë të qetë, por tashmëtë ndotur prej vetë tyre.