Rruga e Arbrit, Prefekti verifikon ankesat e banorëve

0
4

Megjithë situatën e krijuar nga koronavirusi punimet në rrugën e Arbrit vijojnë pa ndërprerje. Segmenti nga ura e Çerenecit deri në Maqellarë është pothuajse i përfunduar, por shumë banorë janë ankuar ndaj projektit dhe firmës që po e zbaton atë. Për të verifikuar nga afër pretendimet e banorëve, Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu ka dalë në terren i shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë Dionis Imeraj. Shehu tha se do të verifikohen të gjitha ankesat dhe se do të kërkohet zgjidhja e tyre nga ana e firmës po r edhe nga vetë bashkia. Ai shtoi se segmenti nga Shupenza deri në Maqellarë do të jetë gati për asfalt brenda një muaji. Në segmentin e rrugës së Arbrit nga ura e Çerenecit deri në Maqellarë, banorët që janë prekur nga kjo vepër janë ankuar vazhdimisht për mosdëmshpërblimin që ju takon.