Punimet në kantierin e rrugës së Arbrit vijojnë në disa fronte nga Tirana deri tek Ura e Vashës. Një pjesë e makinerive të firmës që po e ndërton këtë rrugë, kanë nisur punën për hapjen dhe zgjerimin e rrugës nga vendi i quajtur “Mani i Zi” drejt Klosit.
Mjetet kanë nisur punën në pikat më të vështira ku zgjerimi i trasesë së rrugës ekzistuese kërkon punë voluminoze për shkak të terrenit në të cilin do të ndërtohet.
Ndërkohë mësohet se deri tani nuk ka patur asnjë problematikë nga ana e banorëve të cilët kishin rënë dakord paraprakisht për zgjerimin e kësaj rruge në një pjesë të konsiderueshme, ndërsa shmanget lagjja “Zhuku” në afërsi të urës së fshatit Fshat.
Puna në rrugën e Arbrit vijon pa ndërprerje edhe në tunelin e Murrizit, si vepra më e madhe dhe më e vëshira e saj. burime pranë firmës “Gjoka” thanë se traseja e kësaj rruge deri tek ura e Vashës do të asflatohet brenda muajit Qershor, e paralelisht puna do të vijojë në tunelin 1.